KOK-u falënderon presidentin Thaçi
23 qershor 2019
| 14:30
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Presidenti Thaçi ishte në përkrahje të sportistëve të Kosovës, të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre.
Presidenti Thaçi pati një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetarin Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj. KOK-u e falënderoi presidentin Thaçi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep ekipit Olimpik të Kosovës.