KOK-u ia uron ditëlindjen Akil Gjakovës
05 janar 2025
| 14:33
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ia ka uruar ditëlindjen xhudistit Akil Gjakova.
Në një postim në “Facebook”, KOK-u ka shkruar: “Urime ditëlindjen kampion!”.
KOK-u ka theksuar se Akili në Lojërat Olimpike Paris 2024 ishte renditur i pesti, duke shënuar suksesin më të madh të një sportisti që përfaqësoi Kosovën.
Akili sot ka mbushur 29 vjet.