KOK-u: Kampionet olimpike nuk kanë llogari në rrjetet sociale
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”.
“Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale. Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’. KOK-u njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
/Epoka e re/