KOK-u mbështet kampin përgatitor të Shenjëtarisë

17 mars 2021 | 14:25

Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon të mbështesë sportistët, të cilët po i vazhdojnë përgatitjet në kërkim të normës Olimpike “Tokio 2020”.

Këtë herë, KOK-u do të mbulojë shpenzimet e kampit përgatitor të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës (FSSHK), i cili mbahet prej sot e deri më 27 mars 2021 në poligonin e Shenjëtarisë Sportive, që ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Heqja e shpenzimeve nga KOK-u vjen pas kërkesës së Federatës për të kompenzuar mbështetjen 10 ditëshe të dy sportistëve elitarë, Drilon Ibrahimi dhe Urata Rama, bursistë të KOK-ut për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Me vendim të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, sportistët elitarë, varësisht nga kategoria në të cilën ndodhen, mbështetën deri në 80 ditë përgatitje për gjashtë muajt e parë të këtij viti për kampet që organizohen në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kampi i shenjëtarisë do të udhëhiqet nga ekspertja me licencë ndërkombëtare, Lumturi Pepa nga Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…