KOK-u mbështet rrugëtimin e Shatrit nga Prishtina në Tiranë
19 qershor 2020
| 16:54
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështes rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.
Shatri, ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 kilometra me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.
KOK-u do të mbulojë të gjitha shpenzimet e Shatrit që lidhen me këtë udhëtim. Ai do të niset më 2 korrik nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, derisa në Tiranë pritet të arrij më 4 korrik. 45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.