![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/Leon-Syla.jpg)
KOK-u me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të sportistit Leon Syla
30 mars 2023
| 11:27
Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Syla për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të ri Leon Syla.
Leoni ishte futbollist i klubit të 2 Korriku, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet e KOK-ut të organizuara në shënimin e Ditës Olimpike.
“Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm. Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak dhe disiplinën e shfaqur në klub dhe aktivitetet sportive. Në emër të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, shokëve, klubit 2 Korriku, FFK-së, dhe gjithë afërmve të tij”, thuhet në reagimin e KOK-ut.