KOK-u miraton kërkesën e MKRS-së për përzgjedhjen e “Shpresave Olimpike 2023”

27 dhjetor 2022 | 15:00

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka miratuar raportin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 “Shpresave Olimpike 2023”, që mbështeten nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kështu është bërë e ditura nga faqja e zyrtare e KOK-ut.

Këta bursistë do të mbështeten nga MKRS-ja në vlerë mujore për një vit me nga 150 €uro.

Njoftimi i plotë:

BE i KOK-ut ka miratuar raportin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e ?? “????????? ???????? ????”, që mbështeten nga MKRS.

Bursistët e përzgjedhur kanë rezultate në vitin 2022, si: normë olimpike, medalje evropiane, ballkanike dhe në Kupë Evropiane.

KOK në janar do të shpall sërish aplikimin për federatat sportive olimpike për bursistët “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të mbështeten direkt nga KOK-u, e ku numri i pritet të jetë mbi 25.

Më shumë ? https://bit.ly/3GhHyyj

#ShpresatOlimpike2023 #bursa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Taekwondo-së së Kosovës shpall të pavlefshme certifikatën e…