KOK-u ndan 22 bursa për ‘Shpresa Olimpike 2021’
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2021 të ndajë nga buxheti i saj bursa “Shpresa Olimpike 2021”.
Për dallim nga viti 2020, ku u ndanë 10 bursa, këtë herë ky numër ka shkuar në 22, ndërsa përfitues do të jenë sportistë të moshës 15 deri në momentin kur kanë mbushur 21-vjeç. 22 sportistët vijnë nga 16 federata të ndryshme olimpike, përfshirë edhe të gjitha federatat ekipore.
Bazuar në të arriturat e tyre gjatë vitit 2020, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka ndarë bursistët në tri grupe, ndërsa ata do të përfitojnë shumat në vlerë 100 deri në 150 Euro në muaj gjatë tërë vitit 2021.
Krahas tyre, KOK-u javë më parë ka përzgjedhur edhe 10 bursistë tjerë “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të përfitojnë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, shumën në vlerë 150 Euro në muaj.
Vlera 150 euro në muaj:
Eda Zeqiri (not)
Vesa Ibrahimi (karate)
Arbër Kullashi (xhudo)
Bashkim Bajoku (boks)
Yllka Jashari & Melirona Avdullahi (volejboll) nga 75 euro
Kiana Kryeziu (skitari)
125 euro në muaj:
Albina Deliu (atletikë)
Fresk Sylhasi (tenis)
Olt Kondirolli (not)
Bleonit Bytyqi (mundje)
Blerton Nuha (çiklizëm)
Kreshnik Mahmuti (pingpong)
100 euro në muaj:
Albulena Guri (futboll)
Astera Tuhina (basketboll)
Betim Idrizi (hendboll)
Arbnor Berisha (shenjëtari sportive)
Shega Hasani (pingpong)
Bleor Ivanja (triathlon)
Auron Syla (mundje)
Edonit Telaku (shenjëtari sportive)
Lirije Peci (triatlon)