KOK-u ndan nga 150 euro për 17 shpresat olimpike

02 shkurt 2022 | 13:36

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka aprovuar rekomandimin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 17 Shpresave Olimpike 2022, të cilat vijnë nga 10 federata.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e tyre, gjithëpërfshirjen dhe univerzalitetin.

Bursistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro secilin, duke rritur shumën e mbështetjes nga vitet paraprake. Lista pritet të zgjerohet në ditët e ardhshme, pas aplikimit të ri që do ta bëjnë federatat e sporteve olimpike. Bursistët i takojnë moshave 15-21 vjeç.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka liruar nga…