KOK-u organizon kurs për trajnerë të volejbollit në rërë
10 maj 2019
| 15:39
Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë kursin për trajnerë të volejbollit në rërë, i cili do të mbahet prej 27 qershor deri më 1 korrik të këtij viti.
Në kurs do të ligjërojë eksperti nga Britania e Madhe, Jeffrey Brehaut. Kursi do të mbahet për nivelin e parë, ndërsa mbështetet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pas projektit të fituar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK-u deri më tani ka organizuar kurse për trajnerë edhe për federatat e basketbollit, boksit, notit, volejbollit, xhudos, atletikës, gjimnastikës, taekwondosë, çiklizmit, pingpongut, shigjetarisë, etj.