KOK-u prezantoi ekipin për Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin mesdhetar për Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik do të mbahen në Oran të Algjerisë.
Ekipi në përbërje prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve, u prezantua në ceremoninë e organizuar në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.
President i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke iu uruar fat sportistëve, theksoi se njësoj si Spanja që nuk e njeh shtetin tonë, ku katër vjet më parë u fituan katër medalje (tri të arta dhe një të argjendtë), edhe Algjeria do ta njoh vendin tonë duke respektuar simbolet tona gjatë ceremonive të medaljeve.
Kryeministri Kurti deklaroi se krahas xhudos, pret që sportistët tanë t’i sjellin medalje vendit edhe nga sportet tjera.
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, deklaroi se në mungesë të xhudos për ceremoninë hapëse të LM Oran 2022, flamurin tonë do ta bartin mundësi Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u shpreh optimiste se këtë herë do të fitohen edhe më shumë medalje. Ajo kishte fituar të artën katër vjet më parë në LM Tarragona 2018.
Trajneri më i mirë i xhudos për vitin e kaluar, Driton Kuka, theksoi se krahasuar me katër vite më parë, këtë herë ka më shumë sportistë pretendentë për të fituar medalje.
Në ceremoni, presidenti i KOK-ut, Krasniqi ndau pinat për kryeministri Kurti dhe ministrin Çeku, të cilët bashkërisht ndanë fanellën e Kosovës për xhudisten Krasniqi dhe mundësin Shala.
Grupi i parë i ekipit niset sonte, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim.
Lista e Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”
Xhudo
Distria Krasniqi (-52 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Erza Muminoviq (-48 kg)
Arbër Kullashi (-81 kg)
Shpati Zekaj (-100 kg)
Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi
Boks
Donjeta Sadiku (-60 kg)
Bashkim Bajoku (-52 kg)
Shpëtim Bajoku (-63 kg)
Patriot Behrami (-69 kg)
Lorent Murati (-57 kg)
Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli
Mundje
Egzon Shala (-125 kg)
Alban Sopa (-74 kg)
Trajner: Sylejman Shala
Karate
Elhami Shabani (-75 kg)
Fortesa Orana (+68 kg)
Melos Gashi (-84 kg)
Albulenë Gërvalla (-55 kg)
Adelina Rama (-61 kg)
Trajner: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi
Atletikë
Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës)
Astrit Kryeziu (800 m.)
Gresa Bakraqi (3000 m.)
Alaudin Suma (hedhje e diskut)
Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja
Not
Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m)
Vanesa Beka (bretk. 50m. dhe 100m.)
Trajner: Kujtim Kito
Shigjetari
Hazir Asllani (70m. ind)
Edi Dvorani (70m. ind)
Valmir Gllareva (70m. ind)
Trajner: Fehmi Bylykbashi
Shenjëtari Sportive
Nexhat Sahiti (10 m. pist. ajër)
Drilon Ibrahimi (10 m. pushk. ajër)
Trajner: Fehmi Berisha
Taekwondo
Arbër Azemi (-68 kg)
Arbër Bajra (-80 kg)
Trajner: Nuhi Gashi
Tenis
Vesa Gjinaj
Vullnet Tashi
Trajner: Jeton Hadërgjonaj
Pingpong
Fatih Karabaxhak
Kreshnik Mahmuti
Trajner: Dardan Imami
Gjimnastikë
Elvis Çitaku
Valëza Rama
Trajner: Abeliana Bregu dhe Besart Maqastena
Badminton
Rinor Gllareva
Trajner: Lulëzim Haziri
Gjyqtarë:
Latif Demolli (boks)
Fatmir Salhija (xhudo)
Besart Vitia (karate)