KOK-u proceson pagesat për Bursat Olimpike dhe Shpresat Olimpike

08 qershor 2020 | 16:32

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka filluar me procesimin e pagesave për bursistët Olimpikë “Tokio 2020” dhe Shpresat Olimpike “Tokio 2020”.

Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe financiare të krijuara pas pandemisë Covid-19, KOK ka procesuar pagesat në vlerë 28300 euro për muajt janar, shkurt, mars dhe prill 2020. 17 sportistë elitarë do të marrin 20300 euro nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 4 mijë euro nga KOK-u. Ndërkohë, për 10 Shpresat Olimpike 2020, KOK ka ndarë 4 mijë euro për katër muajt e parë të këtij viti.

Javë më parë, janë procesuar edhe pagesat në vlerë 10634 euro për tre bursistët Olimpikë Pekini 2022. Në total, KOK-u ndanë 31 bursa për sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike, përfshirë këtu edhe mundësin Egzon Shala, i cili ka fituar normën Olimpike Tokio 2020, dhe i cili do të hyjë në listën e pagesave prej 1 maj 2020.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot…