KOK-u reagon pas mosmiratimit të Ligjit për Sponsorizim
20 qershor 2019
| 10:50
Mosmiratimi i Ligjit për Sponsorim në Kuvendin e Kosovës ka bërë që të reagon edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK-u mbetet i habitur se si deputetët që shpeshherë krenohet me sukseset e sportisteve nuk e përkrahen ketë ligj.
“KOK-u ka mbetur tej mase i habitur se si një amendament që e dërgon përpara zhvillimin e sportit në Kosovë, i cili do të krijonte qindra e mijëra vende të reja të punës, do ta ulte shkallën e informalitetit, e do e ndalte valën e largimit të rinisë nga Kosova, nuk gjeti përkrahjen edhe nga deputetët, të cilët jo rrallë herë dinë të krenohen me arritjet e sportistëve”, thuhet në reagimin e KOK-ut.
/Epoka e re/