KOK-u shpërblen me 33.500 euro ekipin olimpik

05 shtator 2024 | 15:10

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ekipi olimpik i Kosovës fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.  Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do të shpërblehen edhe nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila. Trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Sukses është vlerësuar edhe vendi i pestë i Akil Gjakovës, që njëherit është suksesi më i madh në konkurrencën e meshkujve për ekipet olimpike të Kosovës. Akilit do t’i ndahen 4 mijë euro.

Kampionia olimpike “Tokio 2020”, Nora Gjakova, xhudistja Loriana Kuka dhe boksierja, Donjeta Sadiku, që u kualifikuan me normë olimpike, do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësve me ftesë të univerzalitetit, notarëve Hana Beiqi e Adell Shaboviq dhe atletes Gresa Bakraqi, do t’iu takojnë nga 500 euro. Në total, shuma e ndarë është 33.500 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranvera Fushtica shpall të pavlefshme diplomën e lëshuar në vitin…