![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/KOK-1.jpg)
KOK-u: Shprehim ngushëllime për vdekjen e zyrtares së FHK-së, Valbona Mehmeti
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtares së FHK-së, Valbona Mehmeti.
Në njoftimin e KOK-ut thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit, një kontribuuese e jashtëzakonshme e hendbollit dhe pjesë e rëndësishme e administratës së Federatës së Hendbollit të Kosovës për më shumë se dy dekada.
“Që nga viti 2000, Valbona dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e hendbollit në Kosovë, duke e shquar veten me profesionalizëm dhe përkushtim. Me komunikimin e saj shembullor, ajo krijoi bashkëpunim të frytshëm edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës”.
“Në emrin tim personal, lëvizjes olimpike në Kosovë dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqve të saj dhe gjithë komunitetit të hendbollit”, thuhet në njoftim.