Kokaina prej 4.4 tonësh e kapur në Spanjë ka lidhje me Maduron

03 maj 2020 | 09:39

Autoritetet amerikane thonë se sasia prej 4 tonësh kokainë, me vlerë 165 milionë dollarë që u kap në brigjet e Spanjës javën e kaluar, është e lidhur me presidentin e Venezuelës, Nikolla Maduro.

Sipas autoriteteve, destinacioni i drogës ishte qyteti portual i Vigo, ku kartelet spanjolle ishin gati ta shpërndanin kokainën në të gjithë Evropën.

Anija, që lundronte nën flamurin e Togos, kishte origjinën në Venezuelë.

Maduro dhe disa anëtarë të rrethit të tij të brendshëm u paditën nga një gjykatë federale amerikane në mars me akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ndërsa Departamenti i Shtetit ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh kush jep informacion që çon në arrestimin e liderit Venezuelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Rexhep Haxha-Galica atdhetar, luftëtar dhe mentar i shquar (2)…