Kokainë, heroinë, armë të ndryshme – çka gjeti sot policia në shtëpinë e 47-vjeçarit në Gjilan

05 mars 2024 | 18:40

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Gjilan, në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve afatë gjata të zhvilluara ndaj një të dyshuari, më 05.03.2024, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrollë.

Është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977) , nën dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

1. Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
2. Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
3. Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
4. Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
5. Një (01) sëpate e vogël,
6. Gjashtë (06) thika,
7. Një (01) Elektroshok,
8. Një (01) Pako e cigareve me hapa,
9. Dy (02) peshore,
10. Katër (04)telefona celular,
11. Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
12. Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
13. Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
14. Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
15. Shiringë,
16. Tableta,
17. Enë për tymosje te narkotikut,
18. Fishekë me gas,
19. Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar në Gjilan, i njëjti
është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SONY DSC

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kontributin e USAID-it…