Kokaj: Ai gjermani i meriton 250 mijë euro, Kosova vend i bekuar nga Zoti
28 dhjetor 2021
| 13:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka thënë se Kosova është vend i bekuar nga Perëndia.
Kokaj ka arsyetuar 250 mijë eurot që do t’i marrë eksperti gjerman për ta mbikëqyrur rregullimin e turbinës në KEK.
“Problemin duhet ta fillojmë me faktin që jemi vend i bekuar nga zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim ku jemi sot, pas 50 vitesh pas qindra doktoratave, ne të strukur me dhoma të ftohta presim një gjerman të vije ta rregullojë gjeneratorin. Pyesim pse, pse atij duhet t’i paguajmë 250 mijë euro, etj., etj, me gjithë respektin se ai e meriton”, ka thënë Kokaj.