Kokaj u diskualifikua në disiplinën e sllallomit të madh
13 janar 2020
| 17:01
Skitari i Kosovës, Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Kokaj gjatë lëshimit të parë bëri një gabim, për çka u diskualifikua. Drini do të garojë edhe nesër në sllallom. Në Lozana 2020, Kosovën e përfaqësoi edhe skitarja Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën, me ç’rast iu pamundësua pjesëmarrja në gara.