Koke: City njëri nga favoritët për trofeun, por mund t’ia dalim

18 mars 2022 | 14:19

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke ka folur për përballjen me Manchester Cityn në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ora 12:00, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazat finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

Atletico në çerekfinale do të ndeshet me Cityn dhe klubin anglez, Koke i ka cilësuar si njëri nga favoritët për ta fituar trofeun.

“Ata janë njëri nga favoritët. Sezonin e kaluar, ata ishin shumë afër fitimit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Koke.

“Ata kanë një trajner dhe lojtarë të mrekullueshëm dhe luajnë futboll të shkëlqyeshëm, por neve na pëlqen kjo një lloj sfide”.

“Jam i sigurt se trajneri ynë do të krijojë një plan të fortë për të kaluar tutje, por ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë”.

“Ne duhet të shkojmë në Mançester së pari dhe më pas do të kthehem në Madrid për të luajtur para tifozëve tanë”.

“Mendoj se kjo do të na japë një shtysë për sa i përket besimit dhe forcës ndërsa përpiqemi t’ia dalim”, përfundoi kaliteni i Atleticos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuart Peach, emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin…