Kokëfortësia me ShBA-në sjell pasoja të mëdha dhe të pariparueshme
11 mars 2020
| 08:52
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka ftuar institucionet e Kosovës që të reflektojnë karshi kërkesave të ShBA-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se humbja e besimit të ShBA-së do të sillte për Kosovën pasoja të mëdha dhe të pariparueshme.
Sipas tij, sanksionimi më i madh do të ishte humbja e besimit të administratës amerikane për palën e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se kjo do të çonte në një varg pasojash të cilat do ta vinin në pikëpyetje të qenit dhe funksionimin e Kosovës si shtet në familjen e shteteve të botës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)