Kolegji AAB dhe Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me interesat e përbashkëta, “Kolegji AAB” dhe Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i “Kolegjit AAB” , Lulzim Tafa dhe kryetari i Junikut, Agron Kuçi, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.
Rektori Tafa falënderoi kryetarin Kuçi për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me “Kolegjin AAB” , duke i thënë se ky institucion do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.
Në anën tjetër Kuçi theksoi se tashmë përmes këtij bashkëpunimi konkret do të zgjerohet bashkëpunimi ekzistues arsimor, shkencor dhe kulturor.
Ndërsa, kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e “Kolegji AAB” në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Junikut si dhe e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.
“Kolegji AAB” me këtë marrëveshje, do të ofrojë edhe bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Junikut, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.