Kolegji AAB dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
20 prill 2018
| 13:14
Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit akademik me Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Kjo marrëveshje më së shumti bazohet në shkëmbimin e stafit akademik, shkëmbimin e studentëve, organizimin e përbashkët të aktiviteteve akademike dhe shkencore, aplikimin në projekte të përbashkëta si dhe shkëmbimin e praktikave të mira.
Rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Vullnet Ahmeti, ka shprehur konsideratat më të larta për Kolegjin AAB duke e cilësuar atë si institucionin më të madh dhe kredibil jopublik në Kosovë dhe rajon.
Në anën tjetër rektori i Kolegjit AAB, prof. Asoc. dr. Lulzim Tafa, ka shprehur kënaqësinë që tashmë bashkëpunimi mes dy institucioneve është formalizuar përmes marrëveshjes.
/Epoka e re/