Kolegji AAB ndan 100 bursa në vlerë mbi 100 mijë euro për studentët e rinj
I ranguar si institucioni më i mirë jopublik në ranglistën e universiteteve Webometrics, në të gjitha trojet shqiptare, me numrin më të madh të studentëve dhe mësimdhënësve, me një infrastrukturë mbresëlënëse e cila flet për investimet e vazhdueshme që janë bërë për pothuaj dy dekada të funksionimit, Kolegji AAB edhe njëherë dëshmon se është lider i arsimit të lartë në vend dhe rajon.
Të gjitha statistikat dhe trendët e regjistrimit të studentëve të rinj në arsimin jopublik nëpër gjenerata, e kanë nxjerrë Kolegjin AAB si zgjedhjen e parë të maturantëve në Republikën e Kosovës.
AAB vazhdon të jetë synim dhe ëndërr edhe e çdo maturanti nga trojet jashtë Kosovës, përfshirë Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Malin e Zi, numri i të cilëve rritet për çdo vit.
Me mbi 40 programe bachelor dhe master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, diplomat e të cilave janë njohur dhe vazhdojnë të njihen edhe në shumë vende të BE-së e në ShBA, AAB padyshim bën diferencë në këtë fushë.
“Janë edhe shumë arsye madhore të cilat e bëjnë AAB-në më të pëlqyerin: programet moderne të studimit, standardet më të larta të studimit; stafi i shkëlqyer akademik; infrastruktura dhe teknologjia më bashkëkohore; shpërblimet dhe bursat përstudentët e dalluar; mundësitë më të mira të praktikave të organizuara nga Qendra e Zhvillimit të Karrierës; bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar, jeta e pasur dhe cilësore sociale, aktivitetet e shumta kulturore, artistike dhe sportive, e shumë arsye dhe gjetje të tjera origjinale”, është thënë në njoftimin e Kolegjit AAB.
Në këtë njoftim është theksuar se “potenciali, talenti dhe shtytja ekzistojnë në çdo cep të botës. Por jo gjithmonë edhe mundësitë. Kjo është arsyeja pse Kolegji AAB ka vendosur që rrugën deri te qëllimi ta bëjë të mundur për secilin”.
Përmes Programit të Bursave, Kolegji AAB ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare në afatin e dytë të regjistrimeve të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë eurove.
Kush mund të aplikojë në këtë program?
Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe studimore në nivelin bachelor.
Programet studimore në të cilat ofrohen bursa në këtë afat të regjistrimit janë:
Administratë Publike – 10 bursa
Arkitekturë – 3 bursa
Ekonomi-Banka, financa dhe kontabilitet – 6 bursa
Ekonomi-Marketing dhe administrim biznesi – 6 bursa
Ekonomi-Menaxhment dhe informatikë – 6 bursa
Gjuhë angleze – 5 bursa
Juridik – 10 bursa
Komunikim Masiv – Gazetari – 5 bursa
Komunikim Masiv – Produksion – 5 bursa
Koreografi – 5 bursa
Kulturë fizike dhe sport – 5 bursa
Muzikologji – 5 bursa
Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve – 13 bursa
Pikturë dhe Arte Vizuale – 5 bursa
Radiologji – 3 bursa
Siguri Kibernetike – 5 bursa
Shkenca Kompjuterike – 3 bursa
Si mund të aplikoj?
Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme. Linku i aplikimit:
https://aab-edu.net/programi-i-bursave-2019-20/
Kur është afati i aplikimit?
Afati i aplikimit për Programin e Bursave në afatin e dytë në Kolegjin AAB është i hapur nga data 16 shtator – 22 shtator 2019 (ora 24.00).
Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?
Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 23 shtator 2019.
Programi i Bursave është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar që nesër të kenë një diplomë kredibile në duart e veta. Ajo që mbetet për t’ u shtuar në fund është se sa më shumë aplikime që do të ketë gjasat për të fituar do të jenë më të mëdha sepse do të përfitojnë më të suksesshmit.
Kolegji AAB mirëpret të gjithë aplikanët dhe ju uron suksese!