Kolegji AAB ndihmon 2 000 mijë maturantë të komunës së Ferizajt
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Bashkim Hyseni, i shoqëruar edhe nga drejtorët e shkollave të mesme të qytetit, ka bërë nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin AAB.
Në bazë të kësaj marrëveshje mbi dy mijë maturantë të komunës së Ferizajt, fotografitë e maturës, librin e maturës dhe incizimin e mbrëmjes së maturës, do t’i kenë falas nga kolegji AAB, Dega në Ferizaj.
Në këtë marrëveshje përfshihen edhe ndihmesa të tjera në promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktivitete të përbashkëta që do të bëhen.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka thënë se bashkëpunimi me kolegjin AAB do të vazhdojë në të mirë të nxënësve ferizajas.
Ndërkaq drejtori i Degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Median Hashani, ka falënderuar drejtorin Hyseni për gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj marrëveshje.
Përmes kësaj marrëveshje parashihet që të bëhet edhe promovimi i arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, po ashtu do të kryhet edhe puna praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet parashkollore të komunës së Ferizajt.