
Kolegji Heimerer, pjesë e Javës Ndërkombëtare të Universitetit të Savonisë në Iisalmi të Finlandës
Kolegji Heimerer po merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Universitetit të Savonisë në Iisalmi – Finlandë, një aktivitet që mbledh përfaqësues nga institucione dhe universitete të ndryshme nga Finlanda, Belgjika, Gjermania, Franca, Kosova, Holanda, Lituania, Austria dhe Holandë.
Kjo ngjarje ofron mundësi për diskutime të thelluara dhe prezantime projektesh që lidhen me kompetencat profesionale dhe rritjen e mundësive për mobilitetin e studentëve.
Pjesëmarrja e Kolegjit Heimerer kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e mundësive për studime jashtë vendit.
Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer për studentët që të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale, duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer praktika të mira me institucione ndërkombëtare.