Kolegji “Pjetër Budi” prezanton bilancin tregtar për 3 vitet e fundit në Kosovë

17 shkurt 2023 | 13:14

Sot u mbajt takimi nismëtar i projektit të iniciuar nga Kolegji Pjetër Budi, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë me titull “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e Doganës dhe Shpedicionit”, përmes University Support Grants Program.

Ne takimin e mbajtur sot, ish-drejtori i Doganës së Kosovës prof. Naim Huruglica, prezantoi një studimin nga fusha e bilancit tregtar për tri vitet e fundit (2020,2021 dhe vitin 2022), ku konstatoj se  deklarimi për mallrat e importuara ishte raportuar 223,226, miliard Euro, ndërsa 32,529 miliard  euro ishin mallrat e eksportuara, nga kjo rezultojë se vetëm shpenzimet  e transportit për vitin 2022 ishin rreth 1 miliard Euro.

Hapjen e takimit e bëri Prof.Ass.Dr. Sabri Klaiqi, Rektor – Kolegji “Pjetër Budi”, ndërsa ekspertja ndërkombëtare, Dr. Gokcen Ogruk- Maz, nga Texas Wesleyan University, U.S.A, në fjalën e saj, u zotua që do të kontribuoj në sjelljen e praktikave më të mira nga SHBA-ja për zhvillim të programit duke përfshirë dhe hulumtimin.

Pjesëmarrës në takim si dhe panelist ishin përfaqësues të  Kosovo United States Alumni,  Dr.sc. Bashkim Arifi, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Përbashkëta në Doganën e Kosovës dhe Udhëheqësja e Sektorit të Trajnimeve zonja Selime Selmani,  Prof. Jeton Vokshi, Kryetar i shoqatës së Shpediterëve kombëtar dhe ndërkombëtar të Kosovës,  Prof. Naim Huruglica, Ekspert/konsulent i lartë i Bizneseve private dhe Institucioneve publike për shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare,  ekspert lokal të Arsimit të Lartë, si dhe stafi akademik dhe përfaqësues të studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi”.

Përveç tjerash, ish-drejtori i Doganës së Kosovës prof. Naim Huruglica, prezantoi një studimin nga fusha e bilancit tregtar për tri vitet e fundit (2020,2021 dhe vitin 2022), ku konstatoj se  deklarimi për mallrat e importuara ishte raportuar 223,226, miliard Euro, ndërsa 32,529 miliard  euro ishin mallrat e eksportuara, nga kjo rezultojë se vetëm shpenzimet  e transportit për vitin 2022 ishin rreth 1 miliard Euro.

Si rrjedhojë, hulumtimet tregojnë se bizneset kanë mungesë të theksuar për staf profesional të fushës së Doganës, shpedicionit, logjistikës dhe shërbimeve tjera të transportit ndërkombëtar.

Kurse kryetari i Shoqatës së Shpediterëve të Kosovës, prof. Jeton Vokshi, theksoj nevojën e domosdoshme për punëtorë të kualifikuar dhe me shkathtësi dhe kompetenca specifike që merren nga Kolegji Pjetër Budi, në fushën e shpediciont, logjistikës dhe transportit kombëtar dhe atij ndërkombëtar.

Gjatë takimit Prof. Luljeta Aliu Mulaj prezantoi Raportin e Analizës së Nevojave të tregut të punës në fushën e Doganës, Shpedicionit dhe Logjistikës. Ky raport do të shërbejë si bazë për rishikimin e plan programit studimor në këtë fushë.

Qëllimi kryesor i projektit është: Mbështetja në tranzicionin e të diplomuarve Kosovarë në tregun e punës në fushën e Doganës, Shpedicionit, Logjistikës dhe transportit duke u pajisur me aftësitë dhe kompetencat përkatëse për të kontribuar në tregun e punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isco ka mbetur futbollist i lirë që nga fundi i…