Kolegji zgjedhor vendos kundër dekretit të presidentit Meta
24 qershor 2019
| 14:37
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ky vendim i kolegjit lexohet si përgjigje indirekte kundër vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin.
Partia e drejtuar nga Idajet Beqiri ka kërkuar çregjistrimin nga zgjedhjet dhe heqjen nga lista e votimit bazuar në dekretin e Metës, por Kolegji Zgjedhor nuk e pranoi si kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Vendimi është marrë nga Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Shkreli dhe Lindita Sinanaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://klankosova.tv/kolegji-zgjedhor-le-ne-fuqi-30-qershorin/.