Koleksionistja britanike ekspozon 37 botime për Skënderbeun

15 tetor 2018 | 12:49

Është hapur ekspozita e titulluar “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me ç’rast është prezantuar koleksioni i librave të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Britanikja Patricia Nugiee, ka thënë se është e kënaqur që iu dha rasti ta ekspozoj koleksionin e librave për Skënderbeun në Prishtinë.

“Nuk do t’ju jap sot një mësim historie sepse nuk jam historiane. Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari antike në Londër”, ka thënë ajo.

Ndërsa, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, ku ka theksuar se kjo ekspozitë është ndër më të rrallat deri tani.

“Sa herë i referohemi librit më të vjetër, i referohemi autorit pa dyshim, në këtë rast koleksionistes. Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të shohin librat më të rrallë që janë parë ndonjëherë”, ka thënë Gajraku.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, ka vlerësuar lartë koleksionin e Patricia Nugee, dhe ka thënë se Kosova do të jetë e përkushtuar që të ruaj miqtë gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Berisha lindi më 15 qershor të vitit 1966 dhe…