Kollçaku një pjesë të pagës e ndan për familjen e gruas nga Istogu që vdiq nga Covid-19
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë të ditur se një pjesë të pagës së saj do ta dhurojë për familjen e S. K. nga Lluga e Istogut e cila ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.
“Duke mbështetur nismën e Kryeministrit për solidaritet me kontribut financiar në luftimin e COVID-19 dhe duke qenë thellësisht e prekur me vdekjen si pasojë e sëmundjes së S. K, nga Lluga e Istogut, që la pas vete dy fëmijë pa përkujdesje prindërore”.
“Një pjesë e kontributit tim financiar i dedikohet kësaj familje, si dhe me këtë rast ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që me kontributin e tyre sado modest, të zbusim pak dhembjen e fëmijëve që për momentin janë në vetizolim”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3694481077291786&set=a.797409836998939&type=3&theater