Kollçaku: Do të diskutojmë për koalicionet dhe zgjedhjen e kryetarit të LV-së
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes! dhe deputetja, Fatmire Kollçaku ka bërë të ditur se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së sot do të diskutohet për koalicionet e LV-së me partitë tjera në komunat e Kosovës, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Ajo ka bërë thirrje që të ketë unitet brenda partisë, pas përçarjeve të fundit që kanë ndodhur.
“Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë edhe koalicionet me partitë e tjera. Në ato që kemi fituar por edhe ato në të cilat jemi në koalicion. Gjithashtu do të diskutojmë për zgjedhjen e kryetarit të Vetëvendosjes, pasi siç dihet mandati i Ymerit do të përfundojë në janar. Statutin tonë e kemi votuar se bashku dhe jemi mburrur se e kemi më të mirin nga të gjitha partitë dhe këtë duhet ta zbatojmë tani. Bëj thirrje që të jemi të bashkuar”, ka thënë ajo.