KOLLTUKU

07 qershor 2022 | 19:51

Agron Krasniqi

U rritëm, u shkolluam, të njëjtës rrugë ecëm
Atëherë nuk kishte kolltuk që të lakmojmë
Të mirën dhe të keqen e ndanim bashkë
Çdoherë thonim, të pandarë do të rrugëtojmë

Me dekada u përballem me shumë sfida
Neve ato nuk na ligshtonin asnjëherë
Sa herë që kishim nevojë për njëri tjetrin
Aty ku e kërkonte nevoja, shfaqëshim menjëherë

Ndoshta gjithë ato vite të kaluara bashkë
Është dashur që një ditë si lule të veniten
Apo ndoshta koha sjell njerëz të rinjë
Që bëjnë të tjerët njëri tjetrit ti mërziten

E pritëm këtë kohë që solli shumë të mira
Tash edhe kolltuku i butë shumë po thonë
Ç’ tu desh ta provosh atë dreq kolltuku
Që i vuri mur në mes rrugëtimit tonë

Maj 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në…