
Koln-Moenchengladbach, 2-1
14 janar 2018
| 17:27
Kolni e ka mposhtur në fund të ndeshjes Borussia Moenchengladbach, me rezultat 2-1.
Vendasit shënuan të parët në pjesën e parë nëpërmjet Frederik Soerensen (34), kurse mysafirët nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin njëzetë minuta pa përfunduar ndeshja me golin e shënuar nga Raffael. Vendasit e shënuan edhe golin e dytë dhe të fitores në minutat shtesë, kurse shënues ishte Simon Terodde.
Pas kësaj xhiro Kolni mbetët në pozitën e fundit me nëntë pikë, kurse Borussia Moenchengladbach zë vendin e gjashtë më 28 pikë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)