Kolni mposhti Leverkusenin, shton gjasat për mbijetesë
18 mars 2018
| 17:26
Skuadra e Kolnit ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen (2-0).
Pas kësaj fitore, Koni i ka shtuar gjasat për mbijetesë për faktin se tash ka 20 pikë dhe është vetëm pesë pikë larg Wolfsburgut që renditet në pozitën e pesëmbëdhjetë.
Golat e fitores për ish-skuadrën e Mërgim Mavrajt i kanë realizuar Yuya Osako (9) dhe Simon Zoller (69), kurse mysafirët nga minuta e 33-të luajtën pa një futbollistë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Lucas Alario.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)