Kolo Muani: Franca nuk ia ka frikën askujt

09 korrik 2024 | 12:25

Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, foli për faqen zyrtare të UEFA-s për përvojën e tij në Kampionatin Evropian, Gjermani 2024.

Lojtari i Paris Saint-Germain u shpreh se është e mrekullueshme të kalosh në gjysmëfinale dhe se ndjehet krenar për lojën që kanë bërë ndaj Portugalisë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të arrish në gjysmëfinale dhe jemi shumë krenarë për lojën që bëmë ndaj Portugalisë. Ne luajtëm mirë në mbrojtje dhe nëse nuk arritëm të shënonim, qëndruam të patundur deri në fund dhe ishim shumë të mirë në penallti”, tha fillimisht Kolo Muani.

Teksa sa i përket kundërshtarit të radhës, Spanjës, sulmuesi francez deklaroi se ata kanë një skuadër të madhe dhe se gjysmëfinalja mes tyre do të jetë një ndeshje e bukur.

“Ata janë një ekip i madh, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Ne do të jemi gati. I gjithë ekipi do të jetë gati”.

“Ne nuk kemi frikë nga askush, jemi shumë të sigurt dhe solid. E dimë që kanë shumë cilësi, por ne jemi një grup shumë i bashkuar. Kjo do të na çojë në finale”, u shpreh Kolo Muani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi italian Cagliari ka bërë një ofertë në drejtim të…