Kolo Muani shënoi dy gola për Juven: Është fantastike të jesh këtu

03 shkurt 2025 | 15:26

Kolo Muani realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Juventusit ndaj Empolit. Pas takimit, sulmuesi francez u shpreh se nuk e kishte menduar asnjëherë një  fillim kaq të mirë te bardhezinjtë.

“Ne morëm tre pikë të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për dy golat, sepse synimi i ekipit është të vazhdojë të fitojë. Është e pabesueshme, është fantastike të jesh këtu. Nuk e kisha imagjinuar një start të tillë këtu”, ka thënë Kolo Muani.

“Ne fituam, por duhet të vazhdojmë ta ruajmë këtë ritëm edhe më tej. Është e rëndësishme që të marrim tri pikët edhe në takimin e radhës”, ka shtuar Kolo Muani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Jabllanicë të Gjakovës u varrosën tre fëmijë që vdiqën…