Kololli: Napoli, kundërshtar i vështirë
14 shkurt 2019
| 11:31
Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, është i gatshëm për sfidën e ardhshme që skuadra e tij, Zurichu, e zhvillon ndaj Napolit në Ligën e Evropës.
Ai e ka vlerësuar skuadrën italiane si një kundërshtare të vështirë. “Një skuadër e fortë, mbi të gjitha në aspektin kualitativ. Ka shumë lojtarë të shpejtë dhe teknikisht të fortë si Insigne e Callejon. Në mbrojtje, po ashtu, Koulibaly është mjaft i mirë.
Pa dyshim, ishte një prej rivalëve më të vështirë që ka mundur të na binte, por do ta bëjmë të pamundurën për ta vënë në vështirësi”, ka thënë Kololli për “Calciomercato.it”.
/Epoka e re/