Kolona deri në 10 kilometra në pikë kalimin kufitar Kroaci – Mali i Zi
Pikë kalimi kufitar në mes Kroacisë dhe Malit të Zi, në Herceg Novi po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot në këtë mengjes.
Mërgimtarët shqiptar po kthehen në vendlindjet e tyrepër të kaluar pushimet pranë familjarëve, por me vete po marrin një shije të hidhur nga kolonat e gjata në pikëkalime. Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar të Kroacisë dhe Malit të Zi ka bërë që ata t’i harrojnë pushimet. Në mëngjesin e sotëm në këtë pikë janë shënuar kilometra të gjata të kolonave të automjeteve, të cilët presin me orë të tëra në kufi, e që është krijuar kolona deri në 10 kilometra për ta lëshuar Kroacinë. E kjo sipas burimeve të “Epokës së re” po ndodhë nga neglizhenca e kufitarëve malazez.
E njëjta situatë po ndodhë edhe në pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, por këndej shihet se mërgimtarët kanë filluar ta anashkalojnë këtë rrugë për të ardhur në vendlindje, duke respektuar thirrjet e autoriteteve të Kosovës që të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.