Kolona te Dheu i Bardhë, në pikat e tjera përgjysmë më pak
18 gusht 2024
| 08:06
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket gjendjes në kufi.
Pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, deri në 80 minuta.
Ndërsa në Merdar deri në 40 minuta e në Mutivodë deri në 20.
Në Bërnjak pritjet po zgjasin deri në 15 minita, ndërkaq në pikat e tjera pritjet nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta.