Kolona të gjata në Merdar

14 gusht 2024 | 08:17

Sipas raportit të fundit (ora 07:37) nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare në Kosovë kanë një situatë të qetë, me kohë pritjeje të shkurtra prej 3-5 minutash.

Megjithatë, situata ndryshon në pikë kalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Në Merdar automjetet përballen me kohë pritjeje prej 40-50 minutash në dalje dhe kolona të gjata deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë pritjet në dalje të kësaj pike kufitare janë 30 minuta ndërkaq kolona e automjeteve arrin 120 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohen kolona të gjata dhe koha e pritjes mbetet minimale.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës ende nuk ka shpallur datën për mbajtjen…