Kolona të gjata në Merdarë, mbi 2 orë pritje për të hyrë në Kosovë
16 korrik 2018
| 09:05
Me sezonin veror shtohet edhe fluksi i bashkatdhetarëve të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet.
Por, shpesh ata të cilët ia mësyjnë transportit rrugor përballen me kolona të gjata e pritje nëpër kufij.
Pritjet janë të gjata edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare për të hyrë në Kosovë nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë
Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kalim, duhen vetëm 5 deri në 10 minuta.
Pritje të veturave për të hyrë në Kosovë ka edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka kolona të tilla.