
Kolona të gjata në Morinë (Foto)
Masat e reja e reja kundër Covidit në Kosovë dhe Shqipëri kanë ndikuar që të krijohen kolona të gjata të automjeteve në kufirin në mes të dy vendeve.
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar një foto nga pika kufitare në Morinë, ku kolona për të hyrë në Shqipëri është shumë e gjatë.
Nga sot Shqipëria ka filluar aplikimin e masave të reja kundër Covidit për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.
Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.