Kolona të veturave me flamuj serbë dhe qytetarë me mjete piroteknike në Veri festojnë fitoren e Gjokoviqit në Lojërat Olimpike
04 gusht 2024
| 19:50
Novak Gjokoviq, tenisti serb ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Pas fitores së tij në rrugët e Mitrovicës së Veriut ka nisur festa e serbëve lokalë.
Në një video publikuar nga mediumi “Kossev”, shihen vetura me flamuj të Serbisë për të festuar, si dhe duke hedhur mjete piroteknike.
Gjokoviq njihet për deklaratat e tij nacionaliste serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
Kështu, ai gjatë karrierës së tij ai shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për deklarata ultra-nacionaliste.