Kolonat në Merdare, afër 4 orë pritje në dalje

20 gusht 2023 | 16:02

Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë, po vazhdojnë kthimin në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo ka bërë që në dy pikë kalimet kufitare të ketë kolona të gjata në dalje.

Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, në pikë kalimin kufitar Merdarë, kolonat janë deri në 800 metra dhe pritja në dalje është nga 180 deri në 200 minuta. Kurse, në hyrje pritjet janë nga 03 deri në 05 minuta.

Kurse, në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta.

Ndërsa, në Jarinje, pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zain Masrit i kujtohet mirë gëzimi kur në moshën shtatë…