Kolonel Fuad Ramiqi: Fala namaz në front të luftës në Koshare, ja çfarë më ndodhi

30 prill 2023 | 20:20

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë ishin: Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, dhe koloneli Fuad Ramiqi.

Ramiqi, në këtë emision foli për një ngjarje që i kishte ndodhur gjatë kohës kur po ndodhnin luftimet në Koshare. Ai ka treguar se edhe gjatë kohës kur u zhvillonte lufta, kishte falur namazin, dhe se kjo gjë kishte qenë paksa e çuditshme në mesin e ushtarëve të tjerë.

“Kudo ku jam ndodhur, në mal, në fushë, jam falur… Ka qenë një pjesë e transformimit të shumë ushtarëve nga doktrina lindore në ato perëndimore. Ata e konceptojshin që ushtari dhe ushtaraku duhet me qenë sikur përpara, që nuk guxon ta mbajë as mjekrën, as të falet, as të lutet, as të bëjë ndonjë gjë fetare.

Shumë herë u çuditshin se çka është t’u ba Fuadi, se komandanti ka ra në tokë e po u falka. Po ndërkohë u mësuan që kjo është normale sepse në ushtritë bashkëkohore, standardet e tyre i lejojnë të drejtat që t’i ushtrojnë aty”, tha Ramiqi.

Ndiqeni emisionin nga minuta 51:00 për ta dëgjuar deklaratën e plotë të Fuad Ramiqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin Kojshia Show, këtë javë ishin: Ish-gjenerali shqiptar i…