Kolonel Ismajl Brahimi diplomoi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të ShBA-së
Kolonel Ismajl Brahimi diplomoi me sukses në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington D.C.
Të pranishëm në ceremoni ishin, kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Mark A. Milley, nga Forcat Ajrore të ShBA-së, gjeneral lejtënant, Michael T. Plehn, si dhe Komandanti i Kolegjit Kombëtar të Luftës, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert.
Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik po vazhdon investimin në avancimin profesional të ushtarakëve të FSK-së, si njërin ndër objektivat më të rëndësishme të ministrisë në përmbushjen e qëllimit për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s, për të qenë kontribues në ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.