Kolonel Lumni Graishta i shoqëruar nga Majori Milazim Lumi presin në takim një grup intelektualësh të Shqipërisë
Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta dhe komandanti i policisë, Milazim Lumi, kanë pritur në ambientet e Policisë një delegacion intelektualësh të Republikës së Shqipërisë të cilët po qëndrojnë në Gjakovë gjatë këtyre ditëve për të ndjekur aktivitete të shumta për nder të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në përbërje të delegacionit shqiptar kishte ish-ushtarak, ish-oficier policie, mjekë, profesorë e artistë.
Kështu është bërë e dituar nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Sot, më datë 13.06.2023 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Drejtori Rajonal Kolonel Lumni Graishta bashkë me Komandantin e Stacionit Policor Major Milazim Lumi priti në një takim një grup intelektualësh nga treva të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga ish-ushtarak, ish-oficerë policie, mjekë, profesorë e artistë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë gjatë këtyre ditëve për të ndjekur aktivitete të shumta për nder të 24 vjetorit të çlirimit të vendit tonë.
Kolonel Graishta njoftoj mysafirët për situatën e sigurisë në Rajonin e Gjakovës, bashkëpunimin e shkëlqyer me autoritetet shqiptare në zonat kufitare si dhe për agjendën e aktiviteteve festive, për sigurimin e të cilave është angazhuar policia në këtë rajon.