Kolonel Lumni Graishta pret në takim ambasadorin Petrit Malaj
15 shkurt 2024
| 11:04
Sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, drejtori rajonal kolonel Lumni Graishta ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij z. Petrit Malaj.
Kolonel Graishta e njoftoi ambasadorin për situatën e sigurisë në rajonin e Gjakovës si zonë kufitare që, në fakt, është ndër zonat më të frekuentuara nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë, por edhe bashkëpunimin ndërkufitar dhe bashkërendimin me autoritetet shqiptare.
Ambasadori Malaj shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur dhe avancuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy policive tona.