Kolonel Lumni Graishta takohet me përfaqësues të KFOR-it e drejtorë rajonalë të policisë

18 korrik 2024 | 13:15

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta sot mbajti një takim pune me komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, dhe drejtorët e drejtorive rajonale të Policisë së Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe përfaqësuesin e drejtorisë rajonale të policisë Kufitare-Perëndimi.

Nëpërmjet një komunikate për medie bëhet e ditur se takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe rritja e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, me synimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Temat kryesore përfshinin përpjekjet e koordinuara, operacionet e përbashkëta dhe planifikimin strategjik për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme që ndërlidhen me sigurinë publike.

“Siguria e komunitetit është prioriteti ynë kryesor. Duke punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe drejtoritë tjera të policisë, ne mund të përgjigjemi në mënyrë efektive ndaj çdo shqetësimi të sigurisë dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur vlerësim pozitiv…