Koloneli Lumni Graishta falënderon qytetarët e Gjakovës per festim dinjitoz
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta ka falënderuar qytetarët e Gjakovës me rrethinë për kulturën e treguar gjatë festimit të ndërrimit të motmoteve.
“Përkundër faktit se Policia e Kosovës kishte në zbatim plane të veçanta operative për manifestimet e shumta me rastin e ndërrimit të moteve, falë kulturës së treguar qytetare, nuk është raportuar as edhe një rast i vetëm në të cilin do të ishte i nevojshëm reagimi policor”, thuhet ndër tjera në falënderimin e kolonelit, Lumni Graishta.
Falënderimi i Lumni Graishtës:
Qytetarët e Gjakovës dhe zonës që mbulon ky rajon, si çdo herë tjetër, edhe gjatë festave të fundvitit treguan kulturë të lartë qytetare.
Përkundër faktit se Policia e Kosovës kishte në zbatim plane të veçanta operative për manifestimet e shumta me rastin e ndërrimit të moteve, falë kulturës së treguar qytetare, nuk është raportuar as edhe një rast i vetëm në të cilin do të ishte i nevojshëm reagimi policor.
Ju falemnderit shumë të gjithëve.
Urime e gëzuar 2025-ta, qoftë vit i mbarë për të gjithë ne!